Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur të regjistrojnë sot më pak raste të reja me koronavirus dhe të vdekur po ashtu.

Sipas të dhënave të faqes ndërkombëtare WorldMeter, në gjithë shtetet amerikane janë regjistruar sot 10, 575 raste të reja me koronavirus, në krahasim me dje ku numri i rasteve të reja ishte 13, 355.

- SPONSOR -Smiley face

Po ashtu, edhe numri i personave që kanë humbur betejën me virusin e ri në shtetet amerikane pothuajse është përgjysmuar sot, duke regjistruar 109 vdekje të reja në 24 orët e fundit, nga 247 që ishin dje.

Nga nisja e pandemisë e deri më sot, në gjithë botën janë prekur nga koronavirusi 519,899 persona, kanë vdekur 23,588 të tjerë dhe janë shëruar 123,296.

- SPONSOR -Smiley face