Një studim i fundit tregon se birra, vera dhe çokollata, (kryesisht e zeza) na ndihmojnë të jetojmë më gjatë, sidomos nëse zbatojmë një mënyrë të ushqyeri me produktet anti oksiduese dhe anti- inflamatore. Studiuesit thonë se kjo s’do të thotë të konsumosh verën e kuqe apo birrën pa zarar, por në mënyrë të moderuar, rreth një gotë një ditë për verën dhe një shishe qelqi për birrën. Ata theksojnë se është e rëndësishme të eliminohen llojet e mishit të kuq, patatet e skuqura, patetinat, salcat me yndyrë të lartë apo pastat me shumë glukozë ( sheqer).

Sipas tyre, një dietë e thjeshtë me ushqime anti-inflamatore, kombinuar me ato që përmendëm më lart ulin rrezikun e vdekjes së hershme, me 20%. Dietë e thjeshtë i referohen, frutave dhe primeve, bukë integrale, djathë pa përqindje yndyre, ullinj dhe lajthi. Në rast se i anashkalon për arsye të ndryshme shumë nga këto produkte, ke alternativën tjetër, disa fruta të thata me birrë ose verë dhe në fund një copë çokollatë pa nivel të lartë glukoze. Sipas shkencëtarëve, nëse do të jetosh gjatë duhet të heqësh dorë menjëherë nga të gjitha llojet e mishit të kuq, patatet e skuqura, pijet energjike dhe ato me nivel të lartë gazi, salca me yndyrë të lartë, bukë të bardhë dhe biskota që nuk janë integrale.

- SPONSOR -Smiley face

U realizua një studim me më shumë se 68 mijë pjesëmarrës, të moshës 45 deri në 83 vjeç, u zbulua se ata që ndiqnin dietën me ushqime anti-inflamatore dhe konsumonin verë të kuqe, birrë dhe çokollatë në mënyrë të moderuar kishin 18 % më pak gjasa për vdekje të hershme në 16 vitet e ardhshme sesa ata që nuk e ndiqnin këtë lloj diete. Sipas profesoreshë Joanna Kaluza nga Universiti i Varshavës, Life Sciences: Frutat, perimet, çaji, kafja, vera e kuqe, birra dhe çokollata janë të mbushura me përbërës anti-oksidantë.

- SPONSOR -Smiley face