Në një tigan të thellë të madh nxehim vajin dhe sheqerin në temperaturën mbi mesataren. Mbasi shohim që vaji është nxehur  shtojmë qepët e grira hollë  dhe i përziejmë derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë te kuqëremtë. I lejmë të skuqen për rreth 10 minuta. Më pas shtojmë bishtajat me qepët gjysem të skuqura. I gatuajmë për rreth 4 minuta. Mbasi I kemi hequr nga nxehtësia i përziejmë me kopër, kripë dhe piper.

  • 1 lugë gjelle vaj ulliri bio
  • 1 lugë gjelle sheqer për ti sheqerosur
  • 500 gr qepë
  •  1 lugë gjelle koper  të freskët
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • 1/4 lugë çaji piper
  • 500 gr bishtaja të freskëta

 

- SPONSOR -Smiley face