Edhe Bledian Koka, drejtor i informacionit në “Fax News” ka shkruar një status për ndarjen nga jeta të Adelës, koleges së tij. ai ka reaguar 12 orë pas vdekjes së saj dhe ka një shpjegim për këtë.

- SPONSOR -Smiley face

“Adela mos bëj kështu. U desh 12 orë nga ikja e saj që të shkruaj diçka për të. Ndoshta sepse duhet të paktën 12 orë që një njeri të konsiderohet i zhdukur. Faktet tregojnë se lajmi i parë që mësova sot është mjerisht i vërtetë. Unë dhe ti Adela kemi një të përbashkët (jo se ishim katunar njeri nga Manza tjetra nga Kavaja, dhe ah sa krenar jemi për këtë fakt), por ne e urrejmë vanitetin. Druaj se po të shkruaj ndonjë patetizëm të rastit vjen nesër e do më thuash: “Të dija më të zgjuar se kaq”, dhe kush merret me ty pastaj sa të të dalë inati. Dhe ti e di që unë do e zbus inatin tënd duke të të parë në sy e duke të thënë… p.s…Adela, mos bëj kshu se jemi shokë”, ka shkruar Bledian Koka.

- SPONSOR -Smiley face