Bleona Qereti njihet si një nga këngëtaret më këmbëngulëse në treg. Ajo çfarë dëshiron ta realizoj e realizon sepse ajo është Bleona! Projektet që këngëtarja ka sjell në tregun shqiptar dhe atë ndërkombëtarë kanë lënë gjurmë aq të thella sa deri më sot është vështirë të arrihen nga pretendentë të tjerë.

- SPONSOR -Smiley face

Bleona është shumë përpara kohe dhe kjo gjë ndoshta shpesh herë ka krijuar debate në botën e showbizit shqiptar, sepse të kuptosh se çfarë ka realizuar  dhe vazhdon të realizoj Bleona ,për popullin shqiptarë është pak e tepërt ta kuptojnë. Këngëtarja e famshme Bleona Qereti, shquhet për tipin e saj pa komplekse fare dhe për lirshmërinë që ajo ka. Bleona përveçse me një karrierë tepër të pasur , këngëtarja ka një jetë tepër të mirë dhe plot dinamizëm.

Bleona nuk harron asnjëherë prindërit e saj ti marri kudo dhe për këtë gjë ajo është një shembull.

Këngëtarja prej vitesh jeton në LA. Pikërisht dje Bleona po pinte një kafe me prindërit e saj në një bar kafe dhe sipas storit në Instagram të Bleonës fansa të saj nga Korea dhe nga Argjentina nuk e lënë rehat këngëtaren të shijoj kafen , pasi ato fansa të zjarrtë duan të kenë një foto me bukuroshen shqiptare Bleonën. Jo me të gjithë këngëtaret nëpër botë ndodh kështu dhe këtë e dijmë mirë, kështu që ndihemi krenarë për Bleonën.

 

- SPONSOR -Smiley face