Të gjithë kemi dëgjuar raste kur për parkim të gabuar apo mospagesë të këtij të fundit, policia bashkiake na vendos bllokuesen e gomës dhe ne nuk mund ta heqim deri sa të vijë polici. Por një kompani në Angli ka krijuar një pajisje të re, e cila i kursen kohë shoferëve të pakujdesshëm. Ajo ka formën e një libri dhe ka madhësinë e xhamit të parë të makinave. Pasi fiksohet në xham, duke mos lejuar shoferin të ketë pamje për të drejtuar mjetin, pajisja nuk mund të hiqet pa check-uar kartën e kreditit mbi pjesën e dedikuar, duke paguar menjëherë gjobën për shkeljen e bërë. Pasi kryhet pagesa, blokuesi mund të hiqet duke u mbyllur si libër dhe shoferi duhet ta dorëzojë atë në vendin e caktuar.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face