“Bloodlands” vazhdon të shfaqet në kinematë e qytetit dhe ka përpirë shumë njerëz, të cilët të kuriozuar kanë rendur të shohin filmin e parë horror, me regji nga australiani Steven Kastrissios.

- SPONSOR -Smiley face

Ky film shpalos historinë e një gruaje të thjeshtë e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj. Atë e dëbojnë në mal, duke e quajtur shtrigë. E lënduar, e urryer dhe e dëbuar kjo grua vendos që të shndërrohet në një shtrigë të vërtetë dhe të marrë hakun për krejt dhimbjen që i kanë shkaktuar. Aktorja Suela Bako luan rolin e nënës, në një familje ku zhvillohen ngjarjet kryesore te filmit, dhe ku i duhet të përballet me mallkimet e një shtrige.

Ngjarja zhvillohet në Tiranë, ku familjet moderne tipike shqiptare bien pre e sulmit të vampirëve të udhëhequr nga shtriga, në rolin e së cilës paraqitet aktorja nga Kosova, Ilire Vinca. Kasa e aktorëve është e gjitha shqiptare dhe i gjithë filmi shfaqet në gjuhën shqipe. Aktorët e tjerë që luajnë në këtë film janë Gëzim Rudi, Emiljano Palali dhe Alesia Xhemalaj.

- SPONSOR -Smiley face