I apasionuar pas fotografisë dhe videove, vloggeri 14-vjeçar Brahim Sejdiu ka shumë pasione, nga sporti deri në teknologji. Por meqenëse ky i fundit e ka joshur më shumë, ai ka hulumtuar për të realizuar vlogje të reja pasi shohim se që nga koha kur filloi pandemia e COVID 19, Brahimi tashmë ka qenë në Dubai për gati 4 muaj. Siç e shohim në profilin e tij në instagram, ai nuk ka hequr dorë nga pasioni i tij si një vlogger, pasi së fundmi e kemi parë atë të angazhuar  përsëri në këtë pasion duke e ndjekur në kanalin e tij të YouTub-it .

- SPONSOR -Smiley face

Kohët e fundit, Brahimi ia kushtoi vlogun e tij pandemisë së Covid 19, ku në fund të  vlogut nuk  ka harruar të falënderojë mësuesit dhe mjekët, ai i ka quajtur ata heronj, dhe për më tepër, përveç faktit që Brahimi realizon vlogje shumë të bukura  vlen të përmendet se ka edhe vlogje me tema edukative që vërtetë u shërbejnë bashkëmoshatarëve. Brahimi është shumë i fiksuar me mjetet e tij të punës, pasi është i angazhuar në mjetet më të fundit të teknologjisë, të cilat nuk dëshiron t’i ketë thjesht për hobi, por ti përdorë në funksion të një pune të bukur në fund, për të arritur aty ku të gjithë do të dëshironin./ Mulliri.al

- SPONSOR -Smiley face