Vila e Drake në Toronto, e cila u prezantua për Architectural Digest – një revistë mujore amerikane e themeluar që në vitin 1920 me temë kryesore interior dizajnin – është një rast i mirë studimi për ekstravangacën.

“Në formë dhe materiale, struktura është një rezidencë e duhur gëlqerore e shekullit XIX,” u shpreh dizajneri Ferris Rafauli. “Por profilet e jashtme janë minimaliste dhe linjat më pak të trasha dhe të më të pastra. Nuk është llaç dhe bojë. Drake nuk e donte këtë gjë dhe kështu bëmë.”

- SPONSOR -Smiley face

Brenda rezidencës luksoze të Drake

Rezidenca e Drake – të cilën ai e quan Te Embassy (Ambasada) – përmban materiale luksoze, duke përfshirë bronz, granit të zi dhe agat kaf, ndërsa dekori përfshin skulptura nga artisti amerikan KAWS.

“Është një luks i madh,” tha Drake për Architectural Digest (AD). “Kjo gjë jepet përmes madhësisë së dhomave dhe materialeve të brendshme të dyshemesë dhe tavanit. Doja që njerëzit ta shihnin punën që kam bërë gjatë viteve të pasqyruar në këtë shtëpi.”

Brenda rezidencës luksoze të Drake

Një tjetër hapësirë, e quajtur si “Dhoma e Madhe”, përmban një piano madhështore të krijuar nga artisti japonez Takashi Murakami në bashkëpunim me Rafauli-n.

Brenda rezidencës luksoze të Drake

“Bota e Drake është tërësisht muzika, kështu që ai dëshironte një piano. Ajo është një paraqitje e denjë e artit, artizanatit dhe cilësisë,” shtoi dizajneri.

Brenda rezidencës luksoze të Drake

Drake e bleu rezidencën në Toronto, Kanada, në vitin 2015 për 6.7 milionë dollarë. Reperi, i cili në vitin 2019 kishte një pasuri prej 150 milionë dollarësh sipas Forbes, tha se shtëpia demonstron dëshirën e tij për të “qëndruar në vendin ku u lind”.

- SPONSOR -Smiley face