Këngëtari shumë i dashur për publikun, Bruno Mars tashmë është në një proces gjyqësor për çështjen e të drejtës së autorit. Nuk bëhet fjalë për ndonjë këngë, por për një fotografi të këngëtarit kur ka qenë i vogël. Në foto shihet Bruno, i cili ka qenë i veshur si ylli i muzikës Elvis Presley. Deri këtu nuk ka asgjë të pazakontë, por çështja i ka kaluar gjykatës kur Catherine McGann pretendon se ajo ka të drejtën e autorit mbi këtë foto, çka do të thotë se askush tjetër përveç saj nuk ka të drejtën e publikimit ashtu siç bëri këngëtari. Fotoja është shkrepur në vitin 1989. Në dokumentat e publikuara nga “TMZ”, fotografja tregon se ajo foto e postuar në muajin qershor ka marrë më shumë se 1.2 milionë pëlqime.

- SPONSOR -Smiley face