PESHORJA 

Ju pret një  fundjavë jashtëzakonisht pozitive gjatë së cilës mund të zgjeroni vizionin tuaj të botës. Hëna në fakt ju bën mendje hapur duke kaluar në mënyrë të favorshme në shenjën mike të Luanit. Njerëzit të cilët do të jenë në kontakt me ju do të jenë të çiltër si dhe persona me njohuri dhe eksperiencë.

- SPONSOR -Smiley face

Në familje do të merrni shumë dashuri për objektivitetin e gjykimeve dhe llogjikës tuaj. Në rrethin e shoqërisë suaj  vlerësoheni për altruizmin dhe për mirëkuptimin që do të dini të shfaqni.

Për sa i përket formës fizike, bukuria juaj natyrale është qetësia shpirtërore, dhe me Hënën pozitive, sot mund të forconi shendetin tuaj emocional por edhe atë estetik.

Dashuria/Paraja: Ngjarja astronomike e kësaj dite do të jetë hyrja e Venusit, një nga tutorët e juaj, në shenjën e Peshores. Ky planet do ju garantoj suksese në fushën e zemrës, sidomos në rast se jeni akoma single. Keni dëshirën të krijoni disa pika të qendrueshme në jetën tuaj, prandaj e mendoni seriozisht të krijoni familje. Për momentin më të favorizuarit nga dea e dashurisë do të jenë të lindurit në Shtator. Ky planet do të qendrojë në shenjën tuaj deri më datë 7 Nëntor.

Puna/Paraja: Me Saturnin në favorin tuaj ju nuk do të keni asnjë rival. Ata që punojnë në një kompani do ta shohin realizimin e karrierës së tyre si dhe sukses në çdo angazhim që do t’ju besohen. Do t’ju vijnë disa mundësi të rendësishme të cilat nuk duhet t’i humbisni për të siguruar një të ardhme shumë më të mirë.

Shendeti: ripërtëritja e energjisë e ndikuar nga Dielli vazhdon t’ju japë një vrull dhe ju bën të ndiheni mirë me veten tuaj dhe me botën. Saturnin në harmoni, ju ndihmon të mbaheni në formë duke ndjekur një stil jetese inteligjente.

- SPONSOR -Smiley face