Revista prestigjoze National Geographic së fundmi i ka dedikuar një artikull Shqipërisë, të terhequr nga imazhi i bunkerëve të cilët janë të shpërndara në të gjithë vendin, Alex Crevar ka qenë autori i dokumentarit.

Ajo raporton se numri ekzakt i këtyre ndërtesave është akoma një objekt diskutimi. Përgjigjia mund të varioj midis 175.000 dhe 750,000. Këto  struktura betoni dhe çeliku nëntokësore janë ndërtuar rreth viteve ’70 dhe ’80 gjatë Luftës së Ftohtë nga paranoja e një rregjimi dhe fiksimi i tij për fshehëtisë. Sot mbas rënjes së diktatorit Enver Hoxha bunkerat janë një kujtim i dhimbshëm e një kaluare të vështirë.

- SPONSOR -Smiley face

Por gjithsesi populli shqiptarë, i pasur me burime natyrore, po i jep këtyre vendeve një jetë të re duke i trasformuar në restorante, kafe dhe muze. Bunkerët janë të mshehura nëpër lëndina, në krah të maleve dhe përgjatë bregdetit, të rrahura nga dallgët e Adriatikut.

“Numri aq i madh i bunkerave tregon se sa e militarizuar dhe paranoike ishte bërë Shqipëria gjatë regjimit Hoxha”, shprehet Vjeran Pavlakovic, professor i kulturës pranë Universiteti Kroat në Rijeka. “në vend që të investonte në zhvillimin ekonomik dhe të shkollave, regjimi shpenzonte burimet për t’u izoluar. Shqipëria post komuniste është treguar e gatshme të ndërmarrë ndërhyrje të guximshme për tu raportuar me trashigiminë e saj arkikturore, të koservojë këtë trashigimi në njëmënyrë innovative për burime përndryshe të papërdorshme”.

Shembuj të tillë gjenden kudo në vend. Në Shkodër është bërë një studio tatuazhesh, në Kavajë një dyqan hamburgeri, në brigjet e Golemit është krijuar një hotel me 20 dhoma. Ndërsa në Tiranë, janë dy muze që janë krijuar në 2014 dhe kanë pritur mijëra vizitorë.

Fotot e mw poshtme janw tw fotografit tw National Geographic ROBERT HACKMAN.

- SPONSOR -Smiley face