Chitetsu Watanabe do të mbushë 113 vjeç muajin e ardhshëm, por ka marrë një dhuratë të hershme për ditëlindje nga Rekordi botëror Guinness, që konfirmon se ai është burri me i vjetër në botë. Ai ka treguar certifikatën e tij dhe se 112 vitet e jetës së tij i ka kaluar në Niigata, Japoni. Gjatë një intervistë të mëparshme, Watanabe ka treguar dhe sekretin e jetgjatësisë  dhe e dini cili është: “Mos u nevrikosni kurrë dhe buzëqeshni gjithmonë.” Watanabe lindi në 5 Mars 1907 dhe ishte më i madhi nga tetë fëmijët. Ai ka punuar për një kompani sheqeri për shumë vite, përpara se të punonte në një zyrë të qeverisë japoneze të bujqësisë deri sa doli në pension, tha Guinness. Gjithashtu ka kryer shërbimin ushtarak në vitin 1944  afër fundit të Luftës së Dytë Botërore.

- SPONSOR -Smiley face