Efekti nudo apo ngjyrat intensive dhe të gjalla. Ja tendencat vjeshtë-dimër, 2017-2018 për të treguar se jeni në një formë të shkëlqyer

Me ardhjen e sezonit të ri, dëshira për risi rritet: të dashura zonja apo zonjusha që pëlqeni modën, përgatituni, pasi sharmin për të qene të bukura këtë sezon do tua jap buzëkuqi mat. Buzët janë një element i rëndësishëm në portret, ndaj në sezonin vjeshtë -dimër 2017-2018, janë një sërë tonalitetesh që ju propozohen për të qene magjepsëse. Por të jesh e bukur nuk do të thotë ta teproni me make up, çdo teprim mund të ketë efekt të kundërt.

- SPONSOR -Smiley face

Buzë me ngjyra, por perfekte: Kjo është karakteristika që jep buzëkuqi mat, që e kemi parë në të gjitha pasarelat.

Mat: por çfarë ngjyre duhet të zgjidhni? Filozofia orientale është e dashur për ne, edhe në fushën e modës funksionin e njëjta filozofi e rregull. Pra, nga njëra anë propozimi është për buzëkuqet e errët, nga ana tjetër edhe buzëkuqet e lehtë, madje edhe nud, maksimumi të mbuluar me një shkëlqyes (por edhe jo!), padyshim më të përshtatshmit nëse do të ndjeheni bukur.

Atëherë le të shohim se si mund të orientohemi mes mijëra nuancash dhe palete ngjyrash që gjejmë në parfumeri, shkruan gazeta-shqip.com.

Efekti metalik: Mes risive më interesante dhe spektakolare të vjeshtë-dimër, 2017-2018 gjejmë buzëkuqet metalikë. Ngjyrat? Këtu mbretëron fantazia, sepse për buzët në plan të parë mund të guxojmë me ar, argjend dhe bakër me tonalitetet më të çmendura, të tilla si kobalt blu, jeshil dhe blu-jargavan. Shumë të ngarkuar? Jo, nëse kombinohet me një grim të lehtë dhe tek sytë mjafton remel dhe penel.

Holografik: Një tendencë për këtë modë që po arrin një sukses të pabesueshëm në rrjetet sociale (për më të rejat që duan të postojnë selfie). Buzëkuqet holografikë u japin buzëve ngjyra dhe reflekse absolutisht unike për shkak të grimcave të vogla që përmbajnë buzëkuqet dhe që reflektojnë dritën në të gjitha ngjyrat e saj.

E kuqja, klasike: Përveçse e errët, kjo ngjyrë nuk mund (dhe nuk duhet) të kalojë në modë. Buzë për t’u puthur, por pa e ekzagjeruar, mund të përdorni një buzëkuq të lëngshëm: në treg gjenden ultra të errët me formulime të reja që hidratojnë dhe i fryjnë buzët duke shmangur defektin kryesor të buzëkuqit mat, pra thatësinë.

Shumë nuanca, një kusht: I kemi parë nëpër pasarela dhe i gjejmë në parfumeri: buzëkuqet që duhen për sezonin e ardhshëm duhet të jenë kryesisht të errët, duke filluar nga bordo në të purpurt të errët, tek manaferrat me kokrra të kuqe, por të gjitha në mënyrë strikte mat. Një rikthim tek flaka…

Buzë koreane: Një tjetër risi e rëndësishme vjen direkt nga Lindja e Largët, dhe është truku që vajzat aziatike miratojnë për make-up e tyre. Bëhet fjalë për një ngjyrë të gjallë, në mënyrë tipike mjedër, e cila pikturohet nga brendësia e buzëve deri tek pjesa e jashtme, sikur të ishte një frut i kuq i nxehtë, pa pastruar gojën. Jashtëzakonisht sensuale, është veçanërisht e përshtatshme për më të rejat ose për ata që kanë buzë mishtore dhe të buta.

Thjesht nudo: Sfilatat vjeshtë-dimër, 2017-2018 na kanë prezantuar me pamje të ndryshme dhe me sy të drejtuar nga nuancat intensive, duke na kthyer tek ndjesia e buzëve natyrale, pa buzëkuq ose thjesht të ndritshme me një prekje shkëlqyesi. Një make up shumë i sofistikuar dhe elegant për të gjithë, por gjen sadisfaksion më të madh tek ata që preferojnë të theksojnë “pasqyrën e shpirtit”.

- SPONSOR -Smiley face