Opera “Peshkatarët e Perlave”, me regjinë dhe pjesëmarrjen e sopranos me famë botërore Inva Mula, do të çel sezonin artistik të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Gjatë një konference për mediat, drejtoresha e institucionit Zana Çela paralajmëroi një sezon të pasur artistik.

- SPONSOR -Smiley face

“Këtë vit ne do ti japim shumë prioritet performancave të Ansamblit Popullorë, pasi ky është viti i 60 vjetorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore”, tha Çela.

Zana Cela foli gjithashtu per arritjet e vitit te fundit:

“Anetaresimi ne Opera Europa ne muajin Maj 2017, bashkepunimi ne projektin “Investing in people” me Akademine e La Scala, si dhe me teatro te tjere europiane, do t’i japin garanci rritjes se nivelit artistik te teatrit tone gjate sezoneve te ardheshme artistike qe na presin” U shpreh Cela  

- SPONSOR -Smiley face