Kufijtë dhe rregullat vendosini më përpara se femijët të jenë rritur. Këto janë këshillat më të shpeshta të psikologëve . Mundohuni që t’i bëni sa më të thjeshta e të pakta, dhe të mos i ndryshoni rregullat brenda ditës. Nëse sot fëmijës i flitet kur hyn me këpucë në shtëpi dhe nesër i thuhet “hajde, futu brenda”, ai e ka shumë të vështirë të kuptojë se cili është rregulli. Kur ju ua shpjegoni rregullat fëmijëve tuaj, përpiquni të mos e bëni këtë gjë ndërsa ata janë duke luajtur lojën e preferuar apo po shohin në televizor filmin e tyre të preferuar sepse nuk do ta kenë mendjen tek ajo se çfarë ju po u thoni.

Mos i jepni mundësi për të zgjedhur nëse nuk ka një të tillë. Për shembull nëse është shumë vonë dhe ju duhet të ktheheni në shtëpi nuk është mirë që t’i thoni fëmijës: “Unë po iki në shtëpi. A do të vish edhe ti me mua?” sepse një pyetjeje të tillë fëmija mund t’i përgjigjet me “Jo”. Por mund t’i thoni: “Është shumë vonë. Erdhi koha të ikim në shtëpi tani”. Së fundi mbani mend që nëse ju vendosni një rregull dhe fëmija nuk e respekton atë, atëherë përpiquni që ajo që ju thoni të përputhet edhe me shprehjen e mimikës suaj, që do të thotë nëse po i thoni fëmijës “Jo” atëherë ju nuk duhet t’ia thoni atë duke buzëqeshur ,sepse një gjë e tillë mund ta bëjë konfuz fëmijën duke e bërë që ai/ajo të mose kuptojë nëse ju jeni duke e miratuar apo jo sjelljen e tij/saj.

- SPONSOR -Smiley face

 

- SPONSOR -Smiley face