Koreografja Sejdiu nuk di të ndalet!  Pas suksesit të workshop-it  të saj të parë  ndërkombëtar në Dubai kushtuar kërcimit xhaz sot përmes platformës Instagram konfirmon një tjetër workshop në  Dubai në “Trident Wellness Center.”  Workshopi i saj i  parë kushtuar vallëzimit të xhazit zgjati 4 ditë të plota dhe ishte një workshop me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme …

- SPONSOR -Smiley face

894DAAB8-3EF8-4A0E-A123-48671C3D11D3

 

Me sa duket pjesëmarrësit nuk u mjaftuan me workshopin e parë të udhëhequr nga Doktor Riselda dhe përsëri u kërkua që të ishte përsëri me ta me një tjetër workshop. Sipas një konfirmimi nga pedagogia e Universitetit të Arteve këtë herë workshopi i saj do të jetë vetëm një ditë më 22 dhjetor dhe do t’i kushtohet teknikës së Jogës, “Miracle Yoga”.  Dr.Riselda Sejdiu vazhdon të përmbushë ëndrrat e saj në një nivel tjetër dhe ne ndihemi me fat që një artiste e tillë profesioniste dhe punëtore si Riselda na bën krenarë edhe jashtë Shqipërisë./mulliri.al

- SPONSOR -Smiley face