Lythat janë rritje të lëkurës të shkaktuara nga një infeksion virale specifikisht nga virus I virusi human papilloma. Ato janë një lezion i lëkurës, të cilat paraqesin një formë të ndryshueshme, zakonisht kanë formë të rrumbullakët. Por lythat mund të ndikojnë dhe në paraqitjen tone të jashtme duke shkaktuar ndrojtje (për shkak se na prishin imazhin) por nga ana tjetër dhe dhimbje apo kruarje (kur janë të lokalizuara në këmbë). Zhvillimi i lythave ndodh më tepër kur kemi çrregullime të sistemit imunitar. Lythat kanë forma dhe madhësi të ndryshme por zakonisht ato paraqiten si gunga të vogla, ovale në lëkurë.

Llojet e lythave janë:

  1. Lythat e zakonshëm. Këto mund të shfaqen në pjesë të ndryshme të trupit. Lytha të tilla lokalizohen më tepër në duar. Ato zakonisht kanë formë të rrumbullakët me ngjyrë kafe ose gri.
  2. Lythat e sheshtë. Këto lokalizohen më tepër në fytyrë, krahë dhe këmbë. Janë të vogla dhe të sheshta ashtu siç kanë dhe emrin. Zakonisht krijohen gjatë rruajtjes me brisk.
  3. Lythat e shputave. Krijohen në shputat e këmbëve dhe duken si pllaka të trasha lëkure me ngjyrë të errët. Ato shpesh here mund të jenë të dhimbshme.
  4. Lythat e gjenitaleve. Këto lokalizohen në zonat gjenitale dhe përreth tyre, mes kofshëve ose mund të shfaqen në vaginë ose anus.
  5. Lythat linguale. Shfaqen poshtë thonjve të duarve ose këmbëve. Ato kanë sipërfaqe jo të rregullt.
  6. Lythat filiforme(si fije). Zakonisht këto lloj lythash shfaqen rreth gojës dhe hundës.
- SPONSOR -Smiley face