Menjëherë pas lajmit se i fejuari apo partneri i moderatores Viola Spiro është arrestuar, të shumtë kanë qenë ata që kanë komentuar lidhjes e ish-velinës me të fejuarin e pasur, por edhe i kanë dalë në mbrojtje. Ne nuk jemi këtu të vlerësojmë a ka faj apo jo Viola, ne thjeshtë jemi të drejtpërdrejtë me publikun për ta informuar lidhur me lajmet më të fundit. E në kuadër të kësaj, kemi parë se moderatori i “Zonë e lirë”, Arian Çani ka publikuar një status ku i del në mbrojtje moderator. Nuk e dimë se çfarë i lidh këta personazhe me njëri-tjetrin, edhe pse Çani dhe Viola tek e fundit janë kolegë pasi ndajnë thuajse të njëtin profesion.

- SPONSOR -Smiley face

“Viola Spiro nuk e ka hedhur ndonjeher ne publik dashnorin e saj. Ndaj sot nuk ka perse te behet objekt i paragjykimeve mediatike. Violen e njoh pak por me eshte dukur nje prezantuese simpatike. Sot jam me Violen dhe jam kunder atyre qe e pergojojne”, shkruan moderatori.

- SPONSOR -Smiley face