Shtatë persona që nuk njihen, gjenden për arsye të ndryshme, në të njëjtin supermarket në qytetin ku jetojnë, pesë minuta para mbylljes. Vijnë nga zona të ndryshme të qytetit, dhe nga jetë të ndryshme, rastësisht të drejtuar drejt të njëjtit vend takimi. Pasi mbarojnë pazarin, e gjejnë veten në të njëjtin ashensor, dyert e të cilit mbyllen, e mesa duket nuk rihapen dot më. Të gjithë gjenden në një situatë ku nuk mund të mbështeten tek njëri-tjetri për të bashkëpunuar dhe për ta zgjidhur gjendjen e përbashkët problematike. Deri këtu çdo gjë duket sikur do të zgjidhet në një mënyrë ose në tjetrën, por asgjë s’mund të jetë më larg të vërtetës. Por çfarë është e vërteta në fund të fundit? Ajo që ndodh më pas është përtej çdo imagjinate.

- SPONSOR -Smiley face

Ky është sinopsi i filmit “Floorless”, ku interpretojnë aktorët: Jetmir Pjetërnikaj, Çiljeta Xhilaga, Bjordi Mezini, Stefano Scherini, Siria De Fazio, Giuseppe Di Coste, Santo Cuzzuto. Me regji dhe skenar të Jetmir Pjetërnikaj, filmi, zhanri i të cilit është triller psikologjik, shfaqet prej së enjtes në kinema.

- SPONSOR -Smiley face