Xhimi Beqiri është stiluesi më i famshëm i flokëve të meshkujve në Tiranë. Përveç look-ut të tij, ai është i njohur edhe për faktin se në sallonin e tij shkojnë pjesa më e madhe e vipave shqiptarë. Këta të fundit shpesh herë postojnë foto nga salloni i Xhimit. Por, këtë herë ka qenë vetë Xhimi, i cili ka publikuar foto me djalin e tij të vogël dhe me ish kapitenin e kombëtares, që vetëm para pak ditësh u tërhoq nga futbolli, Lorik Cana. Mesa duket edhe Loriku ka zgjedhur të “kurojë” imazhin e tij tek Xhimi. Ky i fundit në statusin që i ka bashkangjitur fotografisë në instagram e konsideron Canën si një njeri që fal gjithmonë pozitivitet në sallonin e tij.

- SPONSOR -Smiley face