Revista e famshme e kopertinave por edhe e fotove të femrave kryesisht bjonde, me linja trupore mbresëlënëse dhe me dy veshët e “lepurit” mbi to, duket se ka ndërruar stil. Këtë herë në faqet e revistës është një femër e bëshme. Modelja quhet Molly Constable, e cila thotë se ka si objektiv që të thyejë tabutë në industrinë e modës, duke u provuar të gjithëve se kilet nuk kanë shumë rëndësi për t’u dukur bukur”. E fakt duket se ia ka dalë mbanë. Kujtojmë se ky ndryshim vjen pas ndarjes nga jeta të themeluesit të saj.

- SPONSOR -Smiley face