Dyqani i Apple në Sidney u hap pak orë pasi kompania publikoi rezultatet e katër mujorit të radhës me parashikime premtuese për të ardhmen, duke zbutur shqetësimet për problemet me prodhimin e telefonave dhe duke çuar aksionet në nivelet më të larta të arritura deri më tani pas hapjes së bursave. Qindra persona qëndruan në radhë të gjata në Sidney para dyqaneve të apple, për të qenë të parët në botë që blinin iPhone X e ri.

- SPONSOR -Smiley face

Skenat ishin thuajse të njëjta me frenezinë e klientëve në daljet në treg të versioneve të mëparshme të Iphonit, por jo me ato më të fundit. Tani, me vlerë 868 miliardë dollarë, analistët spekulojnë se apple mund të bëhet e para kompani publike me vlerë një trilionë dollarë. Por, çmimi prej mbi 1100 eurosh i Iphoni X të ri dhe markat e tjera me oferta produktesh shumë të ngjashme dhe me çmime më të volitshme, mund të bëjnë që klientët të jenë të dyzuar. Pavarësisht se janë të shumtë ata që thonë se përdorimi i lehtë, cilësia dhe marka më e rëndësishme, mbetet shtysa kryesore që i con ata drejt Iphone X. Por, marka nuk është gjëja më e vyer e versionit më të fundit.

Drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook, duket se ka zgjidhur dy nga problemet më të hershme të kompanisë, varësinë e saj tek Iphoni më i fundit për të rritur fitimet dhe pamundësinë e ofertave të përballueshme për të ndihmuar blerësit me buxhet më të kufizuar të njohin përfitimet e bashkimit me familjen apple. Pas Australisë, ishte radha e Pekinit dhe Hong Kongut të regjistronin radhët e gjata për të marrë Iphone X e prenotuar më parë. Në Japoni po ashtu, radhët para dyqaneve apple shkuan deri në 600 metra të gjata. Iphone X vjen një dekadë pas Iphonit të parë në treg, produktit që mundësoi rritjen e apple dhe shndërrimin e saj në kompaninë teknologjike më të madhe në botë.

- SPONSOR -Smiley face