- SPONSOR -Smiley face

BRICJAPI

Hëna vazhdon të qendrojë në shenjën tuaj dhe nxjerr në pah atë karakterin tuaj serioz, qëndrimin distant dhe të ekuilibruar me të cilin shfaqeni para botës. Por ndonjëhërë e tejkaloni, si për shembull në të premten e sotshme.  Mundohuni të nxirrni pjesën tuaj të gëzueshme, të ndjeshme dhe të “tërbuar” që keni! Dhe nuk do të ishte ide e keqe të përfshiheni në iniciativa të ndryshme si vallëzime në grup dhe evente festash.

 

Dashuria: Në çift apo jo përgatituni për një nga ditët më emocionuese të muajit. Hëna në shenjën tuaj dhe me një planet Mars të mrekullueshëm ju ndezin pasione. Çdo gjë mbetet për t’u eksperimentuar në prag të fundjavës në shoqëri të personit që keni gjithmonë afër  në menyrë stabël ose me raste.

Puna/Paraja: Jupiteri dhe Urani duket se nuk ju lejnë rehat. Jeni nën presion nga shumë anë, aftësia dhe kompetenca juaj profesionale ju bën vazhdimisht të kërkuar. Megjithatë lodhja do ju shpërblehet në mënyrën e duhur. Me seriozitetin që ju vendosni në punën tuaj, do të merrni vlerësimin e sinqertë të eprorëve dhe gjithashtu një shpërblim ekonomik shumë të mirë. Neptuni në favor të shenjës suaj po përgatit për ju evolucione professionale shumë të rëndësishmë, sidomos ne qoftë se keni lindur në dekadën e dytë të shenjës tuaj.

Shendeti: do të jetë i shkëlqyer. Duhet ti përkushtoni kohë ushtrimeve fizike por pa ekzagjeruar, thjeshtë për të mbajtur në formë linjat e juaja.

- SPONSOR -Smiley face