Vetëm tre ditë më parë ne Gjenevë u mblodh gjithë bota e prodhuesve të  orave për të zbuluar se kë votoj juria  Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG) si më të mirin në fushën e tyre.

- SPONSOR -Smiley face

Fituesi i Çmimit të Madh të Orave, GPHG, u shpall të Mërkurën në skenën e Teatrit të Léman në Gjenevë.

Juria e cila përbehëj nga koleksionistë, stilistë, autorë, gazetarë dhe zanatëçinjë orash shpërndau 16 çmime, ndërmjet të cilave Çmimin e Madh “Aiguille d’Or”  (Gjilpëra e Artë) firmës Chopard për orën L.U.C Full Strike

Ora Chopard është përsëritësi i parë i minutave. Ka një diametër prej 42.5 mm, mekanizmi i sahatit përbëhet nga një kuti e hapur prej ari i gdhendur me një trëndafil rozë, që strehon një numër mbresëlënës funkionesh teknike.

Lëvizja, kasa, dizajni, 533 komponentët, dhe tërësia e funksioneve dhe e mekanizmave që përbëjnë këtë krijesë, janë absolutisht mahnitëse – ashtu sikurse pritete nga firma prestigjoze dhe luksoze Chopard, dhe gjithashtu nga çdo orë e cila mban vulën e Gjenevës dhe përputhet me kërkesat e përditësuara dhe të rrepta të saj.

 

- SPONSOR -Smiley face