Numërimi mbrapsht ka filluar. Me datë 13 Dhjetor do të shfaqet në sallat e kinemasë i shumë prituri “Star Wars: The Last Jedi”, filmi i 8 i sagës të njohur. Për kët rast, Disney ka menduar të përfshijë botën e modës dhë në veçanti një nga një nga dizajnuesit më të mëdhenj të këpucëve në botë: Christian Louboutin.

- SPONSOR -Smiley face

Louboutin krijoi kështu 4 palë këpucë, secila e dedikuar një karakteri femëror në film: Rey (Daisy Ridley), zëvendës Admiral Amilyn Holdo (Laura Dern), Kapitani Phasma (Gwendoline Christie) dhe Rose Tico (Kelly Marie Tran).

“Meqenëse ata kanë stile të ndryshme, jam munduar të gjej fillin tim personal për të ndjekur këtë koleksion. Bëhet fjalë për interpretimin tim të luftëtarit. Një luftëtar femëror”, ka shpjeguar Louboutin.

Projekti është zbuluar të shtunën gjatë premierës të filmit në Los Angelos.

Zbuloni katër modelet këtu:

- SPONSOR -Smiley face