Mbretëresha Elizabeth i kushton gjithmonë shumë kujdes daljeve të saj publike, sidomos veshjeve. Ajo çfarë të gjithë kanë vënë re është se garderoba e mbretëreshës është e pasur me ngjyra të ndryshme. Por cila është ngjyra e preferuar e saj? Gazetarët Zoe Burell dhe Angela Mollard kanë treguar se e preferuara e saj është bluja dhe kjo është zbuluar në bazë të disa statistikave. “U bë një numërim nga garderoba e saj përgjatë një viti. Ajo ka veshur ngjyrën blu në 29% të daljeve publike, jeshilen 11% dhe më pas vijnë roza dhe lejlaja. Nuk jam e sigurt për të verdhën, por edhe këtë ngjyrë e ka veshur”, është shprehur Mollard. Gazetarja ka shtuar se bluja është e preferuara e mbretëreshës, sepse i shkon me ngjyrën e njëjtë të syve. Ndërsa kur u pyet se çfarë bën mbretëresha me veshjet e saj, sepse ajo shfaqet me dicka ndryshe në çdo dalje publike, Mollard tha se ua jep të tjerëve. “Si fillim ajo ua jep stilistëve të saj. Atyre u jepet mundësia që ose t’i veshin, ose t’i shesin veshjet e mbretëreshës. Por nëse zgjedhin t’i shesin ka një rregull strikt. Ata duhet të sigurohen se nuk ka asnjë shenjë dalluese që do e lidhte veshjen me mbretëreshën”, ka treguar gazetarja.

- SPONSOR -Smiley face