Duket e pabesueshme, por Cristiano Ronaldo, njëri prej futbollistëve më të mirë dhe më të paguar në botë ka shitur  një prej 4 Topave të artë që ka fitur. Trofeu u shit për 600 mijë euro dhe blerësi ishte një Izraelit me emrin Idan Ofer. Gjithë shumë e majme, Ronaldo e ka dhënë për bamirësi.

- SPONSOR -Smiley face

Paratë i shkuan organizatës britanike “Make a wish” e cila do t’i përdorë për fëmijët me sëmundje të rënda. Ky nuk është xhesti i parë i bamirësisë për yllin e futbollit. Ai shquhet për bamirësitë që bën duke dhuruar shumë para në lidhje me kauza të ndryshme e sidomos ato që kanë të bëjnë me fëmijët.

Ronaldo vazhdon të jetë futbollisti më i paguar në botë, dhe përveç futbollit ai gjeneron të ardhura të mëdha nga bisneset apo shitja e imazhit.

- SPONSOR -Smiley face