Dafina Zeqiri ka treguar interes dhe shqetësim për uraganin ‘Ophelia’ që ka goditur së fundmi ishujt irlandezë. Ajo ka publikuar një lajm që tregonte se stuhia e kategorisë së tretë po prek gjithë Irlandën dhe së shpejti mund ta shohim në Atlantik.

Në përshkrimin e shoqëruar, shkruhej:

- SPONSOR -Smiley face

“Fakti që media fokusohet vetëm tek ne nuk do të thotë që pjesa tjetër e botës nuk do të goditet nga moti ekstrem. Kjo prek të gjithë botën. Ndryshimi i motit është i vërtetë dhe po ndodh tani. Flisni me njerëzit për këtë gjë pasi duhet të njohim problemin që ta zgjidhim.”

Duket se fakti që stuhitë e mëdha kanë prekur disa vende të Amerikës dhe tani po shkojnë drejt Britanisë po frikëson njerëzit pasi dëmet janë të mëdha. Këngëtarja shqiptare që po korr sukses në të gjithë botën për hitet muzikore i bën thirrje të gjithëve që ta lexojnë këtë gjë dhe të bëjnë dicka për të.

- SPONSOR -Smiley face