54 vjeç, Amerikan, ka fotografuar gjithë yjet e Hollywood-it dhe ka ndryshuar fatin e komunikimit të modës. Ka mbrojtur të drejtat e minorancave me imazhe që kanë lënë hapësirë për diskutim. Tani ka vendosur në qendër shpirtin e tij dhe jo më kotësinë.

- SPONSOR -Smiley face

Fizik i fuqishëm dhe fytyrë fëminore. Një hije e lehtë ngjurë blu mbi qepallat e syve, ato të fotografit David LaChapelle. Theksojnë shikimin e atij që nga mbrapa objektivit, në 30 vjet karrierë ka ndryshuar rregullat e imazhit, perceptimit të realitetit dhe të trupit. Ka përzier sensualitetin me shpirtin, ka mbërthyer emocione i karakterizuar nga një figurë me trajta të periudhës së rilindjes dhe të lyera me ngjyra të patinuara. Ka marrë trupat e femrave dhe të meshkujve, të tonifikuar apo robustë, adoloshentë apo të pjekur dhe i ka vendosur nudo në kuptimin e plotë të fjalës.

“Trupa nudo të eskpozuar? Syri i njerëzve lexon vetëm aspektin sensual dhe erotik. Pornografia? Nuk është ajo që shikoj apo që kam dashur të shikoj nëpërmjet aparatit. Trupi është prova e egzistencës së Zotit, spiritualiteti i mbyllur brenda tij”.

Naomi Campbell
Miley Cyrus

Duket e çuditshme të dëgjësh të flasi për spiritualitet David LaChapelle, i cili ka përdorur imazhe të shenjta me tone satirike. Sot 54 vjeç, i zbuluar nga Andy Warhol, me një karrierë piroteknike në botën e modës, midis firmave më të njohura dhe revistave me të rendësishme si dhe “portretist” i yjeve të Hollywood-it si Pamela Anderson, Madonna, Lady Gaga dhe Amy Winehouse.  Prej 11 vitesh ai jeton në një “shtëpi në mes të pyllit” në Hawaii; ikën në Los Angelos vetëm në rast se ka ndonjë projekt “që më intereson apo më stimulon” për të punuar në studion e tij. “Sapo kam bërë një set fotografik me Elton John por vetëm sepse jemi miq”.

Sergei Polunin, balerini ëngjëllor

Pikërisht në Hawaii, në 2015 realizon një video e cila përmbledh qasjen e tij ndaj jetës: Take me to church është tituli. Flet për temën e homofobisë, denoncim kundër desckriminimeve në Rusi. “Artistët nëpërmjet aparatit nuk e vlerësojnë një objekt në bazë të llojit, rracës, fesë apo zgjedhjeve seksuale. përveç pamjes së jashtme, hedh sytë në pamjen e brendshme”. Kështu protagonist i fotos, kërcimtari Segei Polunin, edhe pse trasgresiv për zgjedhjet artistike të jetës, si për trupin të mbuluar me tatuazhe, pasqyron shpirtin actual të LaChapelle. “Një mik shumë i mirë. Fantastike mënyra e tij për të menaxhuar fizikun. Transmeton emocione të thella”. Shkrepja kap Poulin të varur në ajër më krahët e hapura: hedhje, sakrificë mbi kryq, fluturimi i një engjëlli. Një ekstazi. “Sergei reflekton me trupin e tij spiritualitetin. Bashkimi përfekt i spiritualitetit me përditshmërinë”. LaChapelle ul jakën e trikos dhe tregon se në shpatuallën e djathtë ka bërë tatuazh fotografinë e Poulin.

 

 

- SPONSOR -Smiley face