Sot zgjodhëm aktoren e njohur Delinda Disha për kategorinë “Risi Mulli”.  Një aktore tepër e talentuar ku jeta e saj e metamorfozës i është kushtuar prej kohësh artit.  Një vajzë e fortë, e bukur, plot talent dhe, mbi të gjitha, një nënë e përkushtuar nuk di të thotë jo kur bëhet fjalë për të punuar edhe kur orët e punës kanë mbaruar.  Një artiste punëtore si Delinda dhe mbi të gjitha shumë profesioniste ajo di si ta bëjë publikun për vete …

- SPONSOR -Smiley face

Delinda Zhupa Disha ka mbaruar Universitetin e Arteve në aktrim dhe deri më sot shkëlqen në rolet e ndryshme që ajo interpreton.  Fillimet e suksesit të saj kanë filluar në spektaklin e famshëm të komedisë, “Portokalli”, tani Delinda vazhdon të shkëlqejë me talentin e saj në një tjetër nivel shfaqje me humor, “Klanifornia”, në televizionin Klan.

Me role të tilla si ” Çifti i Lumtur”, “Psikologjia” dhe shumë role të tjera Delinda ka arritur të shkëlqejë në spektaklin, “Portokalli”.  Ajo di se si  të qëndrojë në këmbë, dhe është e sigurt që skena flakëron kur shfaqet ajo,kështu  ka ndodhur edhe sot pasi aktorja e famshme shfaqet në shfaqjen më të re në TV Klan, “Klanifornia” me një rol të ri, saktësisht rolin e “Betit” dhe “Shote  Galica”  ishin role që publiku me  shikim të parë i pëlqeu … Delinda di të jetë e veçantë, profesioniste , e talentuar dhe e admiruar për bukurinë e saj, rininë dhe virtytet e vërteta artistike.  Për vite me radhë, megjithëse atributet artistike veniten, ajo do të mbetet një aktore e talentuar edhe pse e re dhe tani ajo posedon përvojën dhe reflektimin e nevojshëm për role të vërteta dhe shfaqje që pasqyrojnë dukshëm profesionalizmin e tyre.  Bota e artit është me të vërtetë aq e bukur saqë, kur beson se arti në vetvete bëhet nganjëherë tepër egoist apo shpallet më estetik seç duhet, Delinda  thjesht nuk di të dorëzohet përpara tij,por ecën  përpara me talent, djeg skenën për të lënë gjurmë dhe i buzëqesh suksesit të saj  ashtu  si Delinda Disha di ti buzëqeshi çdo lloj sfide që jeta artistike i dhuron!

View this post on Instagram

Shote Galica

A post shared by Delinda Disha Show (@delinda_disha) on

View this post on Instagram

Ne dhe papagalli 😊 pushime 2018

A post shared by Delinda Disha Show (@delinda_disha) on

 

 

- SPONSOR -Smiley face