Estetistja e preferuar e Meghan Markle, Nichola Joss, ka teknikën e saj për të ndihmuar gratë që të kenë një lëkurë të shkëlqyeshme dhe elastike. Ky masazh i fytyrës përmirëson tonin dhe strukturën e lëkurës, inkurajon qarkullimin e gjakut, shpëton nga çdo fryrje,  aktivizon prodhimin e kolagjenit, stërvit muskujt për të qëndruar të fortë, dhe i jep fytyrës tuaj më shumë definicion. Dhe është mjaft e lehtë që dikush të mësojë dhe të bëjë në shtëpi duke ndjekur këto hapa:

1-Fillojmë me vajin: kujtoni që masazhi i fytyrës nuk duhet të dhëmbi ndaj mos ushtroni presion. Zgjidhni vajin tuaj të preferuar të fytyrës ose kremin tuaj hidratues dhe masazhoni fytyrën dhe qafën.

- SPONSOR -Smiley face

2-Mbyllni sytë dhe vendosini duart në pjesën e gojës si në foton më sipër. Më pas dalëngadalë lëvizni duart nga mjekra drejt pjesës së veshëve.

3- Ushtroni pak presion dhe me duar tërhiqni pjesën e mollëzave drejt fundit të syrit. Në këtë fazë aktivizoni sistemin limfatik dhe gjithashtu ngrohni lëkurën dhe përgatiteni atë për masazhin aktual.

Pasi keni bërë këto tre hapa ndiqni fotot më poshtë për të kuptuar se si të vazhdoni me masazhin për qafën fytyrën sytë dhe mollëzat:

- SPONSOR -Smiley face