Shkëlzen Doli mblodhi mbrëmë në sheshin “Skënderbej” mijëra qytetarë, që mezi prisnin performancën e tij. Mbrëmja magjike startoi me një kompozim ekstra nga Shpëtim Saraçi, ndërsa pjesa e parë u mbyll me një kompozim nga i talentuari Florent Boshnjaku, nga Prishtina.

- SPONSOR -Smiley face

Ashtu sikurse ishte premtuar, 70 artistë interpretuan së bashku me violinistin e Filarmonisë së Vjenës, Shkëlzen Doli.

Të ftuar ishin solistë të Filarmonisë së Vjenës, violinçelisti Sebastian Brun dhe pianisti italian, Luca Monti me të cilin Doli ka vite që bashkëpunon.

Në pjesën e dytë pati një performancë të Dolit me sopranon Mirjam Tola, ndërsa kjo pjesë u mbyll me “Madama Butterfly” të Puçini-t, interpretuar nga Mirjam Tola.

“Surpriza” e pjesës së tretë ishte një performancë me DJ Rroni, nga Kosova. Midis të pranishmëve nuk u vunë re shumë fytyra publike, megjithatë mulliri.al ishte i vëmendshëm të fotografonte një çift shumë të dashur publik, fotot e të cilëve do t’jua sjellim eksluzivisht.

- SPONSOR -Smiley face