Këngëtari Australian Keith Urban, bashkëshorti i aktores, i ka blerë asaj një vilë në qendër të New York-ut, për të kurorëzuar ëndrrën e saj në sirtar: të bëhet një yll teatri në Broadway.

- SPONSOR -Smiley face

Mbasi ka pushtuar Hollywood-in si një nga aktoret më të mëdhaja të kinemasë, Nicole Kidman  ka një tjetër ëndërr që është ajo të depërtojë në Broadway dhe të kujtohet edhe si një yll teatri. Për ti dhënë krah gruas së tij Keith Urban i ka dhuruar një shtëpi fantastike në New York prej 33 milion dollarësh.

6 kate dhe 7 dhoma gjumi

Prona më përpara i përkiste Michael Jackson dhe ka 7 dhoma gjumi si dhe një guzhinë me hapësirë shumë të madhe, si dhe një terracë në pjesën e jashtme të veçuar. Sipas një burimi anonim shumë shpejtë çifti do të transferohet në New York: “Aktorja është shumë entuziaste të bëj spektakle në Broadway dhe të marri pjesë në programe televizive – thotë burimi. New York është një vend shumë më i mirë për të dy në krahasim me Nashville, ku jetojnë tani”.

- SPONSOR -Smiley face