Dhuroni kohë për fëmijën tuaj përpara se të bëhet shumë vonë

0 views

Është i çuditshëm fakti se sa shpejt kalon koha kur punon ose kur puna dhe egoja bëhen protagonistë kryesorë të mënyrës sonë të jetesës dhe pa dashur harrojmë fëmijët tanë. Ne shpesh herë mendojmë se ja plotësojmë të gjitha kushtet fëmijëve tanë por harrojmë se dhurata më e madhe për to është ti dhurojmë kohë. Koha është ajo që prindi duhet ti dhurojë fëmijës që më pas fëmija t’ja dhuroj prindit dhe kështu shkëmbejme dhurata të çmuara midis dy palëve. Pa kuptuar bëhemi skllavë të karrierës dhe harrojmë dhe lëmë pas dore të vetmin produkt që e krijuam vet për ta sjellur në jetë. Dhuroni kohë se koha do t’ju ndihmojë të keni fëmijë të dashur e të edukuar rreth vetes, karriera sot është në dorën tënde ,nesër është në dorën e dikujt tjetër, kurse fëmija mbetet koha juaj dhe e ardhmja juaj që nuk ja u merr dot askush. Mulliri.al këtij teksti i ka bashkuar një video tepër domethënëse e cila kur ta shikoni do t’ju bëj të reflektoni që kohën tuaj ta çmoni më shumë rreth fëmijës sesa karrierës dhe punës. Nëpërmjet kësaj video urojmë që të reflektojmë të gjithë së bashku dhe ta shpërndajmë këtë video sa më shumë tek njëri tjetri.

 

Smiley face