Diamantët kanë qenë gjithmonë sinonim i dashurisë dhe përkushtimit, por me një çmim të
lartë.
Ndërkohë në treg kanë filluar të hyjnë diamantë të prodhuar në laborator.
“Përbërja kimike është saktësisht e njëjtë. Është një diamant i vërtetë. Kemi krijuar të
njëjtin proces që ndodh në natyrë dhe e kemi prodhuar diamantin në laborator”, thotë
Kelly Good me kompaninë Grown Diamonds.
Vëzhgesit e industrisë thonë se diamantët e krijuar në laboratorë janë identikë me ata që
nxirren nga miniera.

- SPONSOR -Smiley face