Nëse humbja e peshës është një prej qëllimeve tuaj në këtë periudhë, atëherë duhet të dini që përveç se të kujdeseni për dietën ushqimore, duhet të keni parasysh edhe të mbani një stil jetese të caktuar.

Ekspertët shprehen se disa gabime në stilin e jetës, që njerëzit i kryejnë rregullisht mund të ndikojnë që rënia në peshë të mos jetë efikase.

- SPONSOR -Smiley face

Mënyra si e nisni ditën tuaj është shumë e rëndësishme. Nëse flini dhe zgjoheni vonë, ka shumë pak mundësi që të humbni në peshë. Një person i rritur duhet të flejë jo më shumë se 7-8 orë gjumë.

Nëse tejkalohet ky orar, atëherë ai gjumë konsiderohet i pashëndetshëm dhe i dëmshëm për trupin tuaj. Orari i zgjatur i gjumit mund t’iu bëjë të fitoni më shumë peshë, kështu që duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Disa individë kur zgjohen vonë e anashkalojnë mëngjesin, por kjo është diçka e gabuar. Ekspertët shprehen se moskonsumimi i mëngjesit, ju bën të ndiheni të lodhur për pjesën tjetër të ditës dhe bën që uria të shtohet dhe të konsumoni më shumë në vaktet e tjera.

Përvec se të ushqehesh mirë, duhet edhe të pish ujë të mjaftueshëm. Tani, në periudhën e verës, trupi mund të dehidratohet më shpejt, kështu që duhet të mbani veten të hidratuar në çdo kohë. Uji është i njohur për të shpërndarjen e toksinave nga trupi dhe kjo mund t’iu ndihmojë shumë në humbjen e peshës.

Shumë e rëndësishme është edhe aktiviteti fizik dhe ushtrimet e ndryshme sepse në këtë mënyrë ndihmoni trupin që të humbasë më lehtë në peshë.

- SPONSOR -Smiley face