Shtazania kërkon shpeshherë një garderobë krejt të re. Nëse tashmë barku juaj është i dukshëm e ka përmsa të mëdhaja, vjeshta dhe dimri janë stinë kur ju mund të dukeni komode në aspektin e veshjes. Do të keni mundësi të vishni xhaketa, pelerina, xhupa, shalle, të cilat të kombinuara bukur, do tju bëjnë të ndiheni edhe komode por edhe të fshihni disi barkun tuaj apo kilet e shtuara si pasojë e shtatzanisë.

- SPONSOR -Smiley face

Do t’ju duket sikur brenda pak javëve keni një masë të re dhe nuk do të donit të harxhonit para për veshje të reja çdo muaj. Ajo çfarë duhet të bëni është të investoni në pak gjëra që “do të rriten” me ju. Shikoni për veshje që kanë detaje të tilla, si lidhëse, butona apo pjesë të mbledhura, që mbështillen etj., të cilat do t’ju lejojnë të përshtatni rrobat tuaja ndërsa trupi rritet dhe ndryshon. Edhe gjoksi juaj po ashtu është rritur mjaft.

Tani është koha të investoni në reçipeta të reja. Mund të zgjidhni masa më të mëdha të reçipetave tuaja të preferuara ose mund të merrni reçipeta të dizenjuara për periudhën e shtatzënisë apo të ushqyerjes me gji. Keni parasysh se gjoksi juaj do të vazhdojë të rritet.

Nëse ju jeni një tifoze e modës dhe doni të visheni me stil edhe gjate shtatzanise, ose doni te jeni gjithmone”trendy”, ju ofrojmë 4 keshilla se si ta arrini kete. Te jeni e veshur bukur edhe me nje bark te fryre.

1.Nuk ka arsye pse te  të ndjeheni e shqetësuar. Qëllimi përfundimtar  është që të ndjeheni të shkëlqyera, kështu që harroni  atë numër qe vishnit me pare dhe provoni nje mase me te madhe.
2. Rrobat e lehta dhe te lirshme.
Kerkoni dyqane qe ofrojne stilet e veshjeve që janë menduar për tu përshtatur lirshëm ne trup. Jane disa fustane te kendshme me copa te lehta dhe te lirshme qe mund ti vishni madje dhe pas shtatzanise dhe do te dukeni bukur ne cdo moment me to.
3. Mos kini frikë nga rrobat qe rrine pas trupit.
Nese jane materiale cilesore mund ti vishni pas trupit dhe barku juaj do te shfaqet shume i bukur. mjafton qe te mos jene materiale te forta qe tju shtrengojne.


4. Zgjidhni materiale te mira.
Ekspertet e modes keshillojne te zgjidhni copa te  tilla si najlom dhe material elastik që do të përshtaten me barkun tuaj ne rritje muaj pas muaji.

- SPONSOR -Smiley face