Brooklyn Beckham prej disa muajsh është në një lidhje me modelen e njohur Hana Cross dhe për këtë është në djeni edhe nëna e tij Victoria Beckham e cila është fotografuar me modelen e njohur.  Këtë të shtunë 20 vjeçari dhe modelja janë fotografuar në festivalin e muzikës Coachella duke shkëmbyer puthje pasionante me njëri-tjetrin.

Mesa duket Brooklyn dhe Hana e kanë seriozisht marrëdhënien e tyre, ata shoqëroheshin edhe nga vëllezërit e Brooklyn, Romeo dhe Cruz. Një burim pranë familjes tha: “David and Victoria duan shumë që Brooklyn të vijë në shtëpi sa herë që ai është në Londër, por ata kanë vendosur që ai të ketë pavarësi në një farë mënyre. Është një gjë e mirë për Brooklyn që të bëjë hapa drejt zhvendosjes nga shtëpia, por ende nuk është hapi i duhur”.

Duke u Ngarkuar...

- SPONSOR -