- SPONSOR -Smiley face

Dyshja e shumë adhuruar italiane e modës Dolce & Gabbana ndezi dritat e Krishtlindjeve në dyqanin e famshëm Harrods të Londrës në një ceremoni që mori formën e një spektakli të vërtetë ngjyrash dhe hareje. Stilistët bashkuan forcat me drejtuesit e dyqanit për të krijuar me kujdes detajet e zbukurimit të dritareve me elementë që paraqesin skena të ndryshme nga jeta italiane.
Show përmbante kafshë të mëdha pellushi, një sallon flokësh, një disko, një rrobaqepës dhe një frigorifer me teme nga Dolce & Gabbana. Nuk munguan as kukullat apo manekinet me veshje tipike te D&G.
“Ne e duam traditën dhe tradita për Italinë është shumë e fuqishme gjatë festës së krishtlindjeve. Harrods që hap dritaren e kërshëndellave është një traditë për Londrën, ndaj ky kombinim traditash është shumë interesant”, u shpreh stilisti Stefano Gabbana.
Vëmendjen kryesore sidoqoftë pritet ta rrëmbejë pema e krishtlindjeve Dolce & Gabbana. Vitin e kaluar, dy stilistët iu bashkuan firmës së njohur të modes Burberry për një show të cilësuar “një përrallë me tipare thellësisht britanike”, ku zbukurimet ishin më së shumti tipike angleze. Këtë herë, toni ka qenë pak më tepër europian.

- SPONSOR -Smiley face