Tani kanë pasuri marramendëse dhe bëjnë jetën që të gjithë do ëndërronim por si çdo njeri dhe ata kanë punuar fort për të arritur aty ku janë tani. Vipa të shumtë si Nicki Minaj, Meghan Markle, Taylor Swift kanë bërë punë të ndryshme për të siguruar të ardhura.

  • Meghan Markle ka punuar si shkimtare kaligrafike profesionale.
  • Taylor Swift ka punuar në një fermë para se të bëhej e famshme.
  • Nicki Minaj ka punuar si host në një lokal me ushqime deti.
  • Beyonce ka punuar në një parukeri ku ka ndihumar nënën e saj.
  • Amy Poehler ka punuar si shitëse akulloresh në rrugët e New York-ut.
  • E kush do ta besonte se Brad Pitt ka punuar si një reklamë, i veshur me një kostum pule për të reklamuar një restorant pule.
  • Përpara se të niste striptizmin Cardi B ka punuar si kasiere në një market në New York.
  • Nicole Kidman është një masazhiere terapiste shumë e mirë dhe kjo ka qënë edhe puna e saj përpara se t’i futej aktrimit.
  • Kanye West ka punuar në sektorin e shitjeve në “GAP” përpara se të bëhej një nga reperët dhe biznesmenët më të njohur në botë.
  • Fiziku hot i Channing Tatum nuk ka shkuar dëm asnjëherë pasi ai para se të bëhej i njohur ka punuar si striptist.
  • Diva e muzikës pop Madonna ka qënë punonjëse në Dunkin Donuts përpara se të bëhej e njohur.
  • Jennifer Aniston ka punuar si një mesazhiere me biçikletë në moshën 19 vjeçare.
  • Ikona e bukurisë Julia Roberts ka punuar në një dyqan akulloreje përpara se të bëhej e famshme.
  • Ashtu si Brad edhe Meghan Fox ka punuar si një reklamuese e një dyqani smothiesh ku ajo vishej si një banane.
INDIO, CA – APRIL 14: Beyonce Knowles performs onstage during 2018 Coachella Valley Music And Arts Festival Weekend 1 at the Empire Polo Field on April 14, 2018 in Indio, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images for Coachella)
- SPONSOR -