VIRGJERESHA 

Behuni gati për një nga ditët më të bukura të këtij muaji. Hëna, Venusi, Marsi dhe Jupiteri janë të gjithë në favorin tuaj, i shtohet edhe ndikimi i fortë i Plutonit. Raporte te besueshme, thjeshtësi komunikimi, zemërgjërësi, ju asistojnë dhe janë të mbrojtur nga fati i sotshëm.

- SPONSOR -Smiley face

Të gjitha këtyre i shtohet edhe një bukuri magjepëse dhe një lirshmëri në raport me njerëzit të saponjohur që do mund t’ju hapin shumë dyer. Për sa i përket fitness-it dhe kurimit të trupit jeni të pashembull.

Venusi në shenjë ju lejon të përmirësoni look-un, sidomos ne rast se jeni pjesë e dekadës së tretë.

Dashuria: planetet e dashurisë, Hëna dhe Venusi janë në një aspekt optimal. Keni dëshirën që ndjenjat e juaja të marrin një drejtim të caktuar dhe të jenë pjesë konkrete e jetës suaj. Në rast se jeni në çift prej një kohe të gjatë do të dëshironi të bëni diçka ndryshe me partnerin/partneren tuaj, një objektiv të përbashkët, ndoshta edhe të arrini të punoni bashkë, por edhe të shtoni familjen tuaj me një fëmijë.  Zemrat solitare duhet të lënë me një anë turpin dhe të guxojnë më shumë. Rezultatet pozitive nuk do të vonojnë.

Puna/Paraja: me Jupiterin aleat jeni të palodhshëm. Jeni shumë të qartë në mendjen tuaj se si ti arrini objektivat, të nxitur nga një ambicie e fortë e justifikuar nga aftësia juaj: disa kolegë mund t’ju shohin me pak xhelozi. Për sa i përket financave portofoli juaj do të mbushet, të mbrojtur edhe nga Dielli dhe Mërkuri, dhe do të përballoni të gjitha shpenzimet.

Shendeti: sitemi juaj imunitar do të jetë pak i luhatshëm ditën e sotme prandaj kujdesuni pak më shumë për ushqimin dhe sidomos çlirohuni nga ankthet dhe mendimet e shumta që karakterizon shenjën tuaj.

- SPONSOR -Smiley face