Sot “Risi Mulli” ,zgjodhi  Dorina Memën si personazh për të ndarë opinionin tonë , por ka diçka se duhet të mendohemi mirë se çfarë të shkruajmë kur flitet për Dorinën! Dorina hyn tek ato personazhe që i gjen rrallë në shoë bizin shqiptarë… Ajo është një nënë e përkushtuar, por edhe një mami tolerante me aq sa kemi kuptuar nga platforma “Instagram”.Dorina Mema ka mbaruar dy Universitete. Ajo ka  përfunduar ekonomikun, juridikun dhe ka mbrojtur autokade 2D, 3D. Dorina i ka bërë mirë llogaritë përsa i përket shkollimit pasi duke gërshetuar këto dy  profesione ajo di si ta vlerësoj dhe ta mbroj jetën e saj ashtu siç ka bërë deri tani. Po ta shikosh jetën e Dorinës dhe rutinën e saj të duket sikur lexon një libër shkencor ,ku çdo ditë duke e shfletuar ,të mëson fare mirë që edhe ti ta kthesh jetën tënde në një shkencë ku hulumtimet dhe lumturia nuk do të kishin fund dhe se dashuria për jetën do të zinte vendin e parë. Dorina di të jetoj bukur dhe për këtë është kthyer  shembull për të gjithë femrat.

- SPONSOR -Smiley face

Dorina Mema njëkohësisht është kthyer edhe  një frymëzim për vajzat e reja, me një trup të përkryer, plot muskuj dhe statuse motivuese. Mjafton të shohim komentet e adhurueshme të fansave në profilin e Dorinës në Instagram dhe do shohim dashurinë e madhe që i ofrojnë fansat dhe frymëzimin që u jep ajo, shkruan mulliri.al.Bukuroshja 36 vjeçare është femra e parë bodybuilder në Shqipëri dhe karriera e saj është plot trofe dhe çmime. Dorina Mema ka fituar 5 herë në kampionatin botëror për bodybuilder. Po ashtu ajo ka fituar dhe edicionin e 6-të të “Dancing with the stars Albania” ku shpalosi aftësitë e saj në kërcim. 

Së fundmi ajo ka hapur një palestër ku stërviten shumë vip-a dhe nëse shohim faqen e saj, Dorina është një trajnere fantastike dhe biznesi i saj po shkon më së miri.

Pushimet e Dorinës nuk ishin vetëm në një vend por në shumë. Ajo postoi shumë foto nga pushimet e saj luksoze në Mykonos bashkë me vajzën e saj, ku shohim se pushimet e saj ishin fantastike.. Më pas Dorina shëtiti në Shqipëri për tu ndaluar në disa vende dhe për t’u kënaqur me bukuritë që të ofron Shqipëria. Tani Dorina ndodhet në Dhërmi ku po shijon detin e bukur jonian dhe mesa duket pushimet për të nuk kanë mbaruar./mulliri.al

- SPONSOR -Smiley face