Sot trajnimi im u fokusua te klasat “Aerial Yoga” Ajo që vura re në këtë praktikë ishte mënyra se si lëvizjet në ajër të lehtësonin presionin nga qafa dhe shpina. “Aerial Yoga” mbetet për mua klasa e ëndrrave në ajër, është thjesht e magjishme, fjalët do të ishin të tepërta të shpjegonin këtë praktikë të mrekullueshme. Nivelet e kësaj klase të dërgojnë në aftësi ajrore, ku ju me shumë pak orë praktikë mund të arrini të bëni cirk me mëndafshët ajrorë(hammock)

- SPONSOR -Smiley face

Definitivsh “Aerial Yoga” të fal një relaks të pa imagjinueshëm, ajo përfshin shumë ushtrime me top të vogël , ku ju gjatë gjithë kohës mund të masazhoni muskujt ndërkohë që praktikoni klasën… Sinqerisht kur mbarova trajnimin e klasës “Aerial  Yoga” (hammock) ,mu duk sikur kisha bërë 2 orë masazh sesa një klasë  të fortë yoga!

 Kjo praktikë e yogës i streçon muskujt në maksimum ,pasi vijnë në ndihmë litarët e mendafshë.

 Lartësia e lëkundjes shërben  që graviteti të qetësoj butësisht kokën dhe qafën dhe të çlirojë çdo tension, si dhe të rrisë rrjedhën e gjakut në trurin tuaj.  Gjithashtu, praktikimi i shtyllave kurrizore duke përdorur lëkundjen më lejoj  që me të vërtetë ti liroja muskujt e shpinës në maksimum. 

Kjo klasë rrit besimin tuaj në maksimum sidomos kur jeni në pozicionet me kokë poshtë.

 Nëse jeni natyrë që keni frikë  , joga ajrore do t’ju ndihmojë të merrni përfitimet e përmbysjeve pa frikën e rënies, sepse trupi juaj mbështetet plotësisht dhe ushtrimet që klasa përmban do t’ju mësojnë të qëndroni të sigurt në ajër. 

 Ju bëj thirrje që të provoni jogën ajrore , (Aerial Yoga), të paktën një herë në jetë. Edhe nëse mendoni ose ndjeheni sikur nuk është “gjëja juaj”, nuk do ta mësoni apo përjetoni kurrë nëse nuk e provoni, mund të ndodhi që thjesht mund të përfundoni duke e dashur atë! 

Mund të premtoj që do të dilni duke u ndier si një person krejt i ri dhe  në fund fare jam e sigurt që do të fitoni një perspektivë krejt të re tek vetja juaj… Mos e humbisni këtë klasë pa e provuar nëse dëshironi të provoni ëndrrat në ajër!

Dr.Riselda Sejdiu

- SPONSOR -Smiley face