Dr Riselda Sejdiu gjithmonë ka qenë transparente për sa i përket mësimeve që ka zhvilluar në Universitetin e Arteve, gjithmonë i ka pëlqyer të ndajë momente nga mësimi  me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Mësimi online vazhdon të zhvillohet  dhe Dr. Riselda Sejdiu përsëri preferon të ndajë me ndjekësit e saj momentet më të bukura të mësimit online … Për profesoreshën  e Universitetit të Arteve, Dr. Riselda Sejdiu mësimi online është një metodë që i ka shërbyer studentëve dhe  arsimtarëve  në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan mulliri.al

- SPONSOR -Smiley face

Deri më tani, Riselda Sejdiu ka ndarë disa video shumë interesante të të mësuarit në internet me studentët e saj, dhe ndërsa e shikuam atë, ne me të vërtetë na pëlqeu mënyra se si pedagogia trajton mësimin në internet … Sot, në postimin e saj të fundit, ajo thekson se nuk mund të pushoj edhe kur është pushim dhe se kjo platformë online kërkon shumë përkushtim, për më tepër koreografja shprehet se  është shumë e fiksuar me programin akademik në online.

”E fiksuar plotësisht me programin akademik online… Nuk mund të qëndroj e qetë as për një sekondë edhe në ditët kur jam pushim… Arsimi është saktësisht arma më e fortë që mund të fitosh në jetë, e di shumë mirë se çfarë do të thotë që të shkosh në shkollë kur është koha për të shkuar në shkollë dhe jo të shkosh në shkollë kur nuk ka më kohë për shkollë … Sot hulumtova materiale shumë interesante për programet që do të zhvilloj javën tjetër dhe ndihem shumë e lumtur që platforma online po na jep mundësinë për të zhvilluar më shumë seç duhet, pikërisht komunikimin artistik, i cili mendoj se ka munguar në orët e zhvilluara në lëndët praktike që kam zhvilluar në Universitetin e Arteve. Me pak fjalë, mësimi online ka shumë për të na dhënë , punoni fort, e rëndësishme është të mësoni shumë edhe në periudha të vështira përpara se të jetë tepër vonë…Dituria nuk ka datë skadence ndërsa arsimi po, shikoni datën para se të dini shumë”./mulliri.al

View this post on Instagram

Karakteri estetik ne koreografine e valleve shqiptare eshte i pranishem kudo ne kercim. Duke kerkuar burimet baze te levizjeve, lidhur edhe me instinktet, ai gjithmone do te gjeje kodifikimin qe i perket vallezimit popullor. Estetika ka pasur nevoje qe ne kohet e hershme, kur ende s'ishte specifikuar dhe njohur, per sensacione te cilat do te ndihmonin ne rrjedhjen e transmetimit te nje gjuhe te re te trupit dhe te levizjeve qe ate e karakterizonin, per t'i percjelle ato ne menyren me te lehte shprehese dhe me pas per t'i materializuar ne te ardhmen. Ne oren e “Folklorit Shqiptar” jam munduhar gjithnje qe ti kushtoj rendesi metodikes, eshte pikerisht thelbi kryesor qe me pas do te na lejoj te mesojme ne menyren me korrekte dhe me pas te na lejoj te shikojme qarte levizjet pafund qe ndjekin rrjedhen e tyre. Njëkohësisht diskutimi dhe kritikat e ndryshme do të mbeten pjesë e zhvillimit edhe te lendeve praktikuese online duke i konsideruar forma te reja të cilat ndihmojne dhe nxisin dinamikën estetike -artistike , dhe trajtojne ne perfeksion diskutimet dhe kundershtimet qe mund te hasim me levizjet statike te kufizuara, apo me motive burimore te ndryshme qe mund te gjejme ne cdo material apo performance qe kemi perzgjedhur… Shume e kenaqur nga diskutimet dhe konkluzionet qe kam arritur te marr nga kursi i I-Bachelor ne lenden e “Folklorit Shqiptar” #pedagogy #art #universitetiartevetirane #folklorshqiptar #onlinelessons #riseldasejdija #oldschoolart #proudteacher #tirane #dubai #blessedlife #thankgodforeverything

A post shared by Riselda Sejdija (@riseldasejdija) on

View this post on Instagram

Nëse gjejmë rrugën e duhur, mësimi online bëhet edhe më i bukur… Si çdo ditë edhe sot kisha takimin me kursin e II-Bachelor ku zhvilluam së bashku dy orë mësim online, duke diskutuar çështje të ndryshme që mund të hasim në praktika të ndryshme në një warm-up të klasës së xhazit. Përveç diskutimit dhe mësimit të shumë gjërave në të njëjtën kohë, ne kemi arritur të rrisim objektivat tona drejt zgjedhjes së praktikave të ndryshme që janë duke u zhvilluar, të cilat bazohen në praktikë… Kjo platformë nuk i ka penguar aspak studentët e UA për të shfaqur aftësitë e tyre në nivelin më të mirë edhe kur bëhet fjalë për lëndë që bazë kanë praktikën… Ndihem shumë me fat dhe e lumtur në të njëjtën kohë për këtë fakt … #artlife #onlineteaching #jazzdance #academylife #artstyle #proudteacher #universitetiartevetirane #dubai

A post shared by Riselda Sejdija (@riseldasejdija) on

View this post on Instagram

Mësimi online vazhdon … Ne përpiqemi gjatë gjithë kohës të jemi të saktë me ato që u ofrojmë studentëve tanë. Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme për momentin është që programet e përzgjedhjes nga hulumtimi ynë dhe metodologjitë e ndryshme të bazohen më shumë në thelb sesa në përgjithësi … Ne kemi nevojë për një komunikim virtual ku mbi të gjitha nënvizon angazhimin maksimal të secilit studenti që përpiqet të realizojë ndonjë detyrë, edhe në një periudhë shumë të vështirë … Subjektet artistike në vetvete janë delikate për t’u realizuar në mënyrë virtuale sepse ato duhet të trajtohen me shumë kujdes psikologjikisht … Arti në vetvete është një emocion dhe në një periudhë të vështirë që kemi të dimë se si të përballemi me emocionet, me pak fjalë unë mendoj se duhet të jemi më shumë një psikolog sesa pedagog. Përtej asaj që ne po kalojmë një kohë të shkëlqyeshme me mësimin online edhe pse kjo metodë nuk ka të njëjtat ngjyra artistike ka komunikim dhe mirëkuptim artistik të cilin çdo ditë ne po përpiqemi ta realizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme! Deri më tani, unë kam ndarë me ju receta të ndryshme gatimi , në ditët në vijim do t'ju shpërndaj receta artistike, a e bën arti këtë periudhë më të mirë për ne apo jo? Tani më duhet të shkoj nga mulliri.al për të parë se si po vazhdojnë lajmet atje! Do të bëhet mirë❤️ #linkinbio👉💻 www.mulliri.al

A post shared by Riselda Sejdija (@riseldasejdija) on

- SPONSOR -Smiley face