Sot pata një stërvitje të mrekullueshme në teknikat e ndryshme të yogas … “Hammock”, ishte trajnimi që më bëri vërtet përshtypje … Pse ishte e veçantë për mua? Veçantia e “Hammock” është bashkëveprimi i lëvizjeve Yoga me lëkundjet që ndërthuren gjatë gjithë kohës në “Hammock”.

- SPONSOR -Smiley face

Teknika “Hammock” është një teknikë e shkëlqyer e pushimit, por është gjithashtu një mënyrë e thjeshtë për të arritur projeksionin astral. Kjo qasje bazohet kryesisht në metodat e lehta të frymëmarrjes. Nëse praktikoni “Hammoc” 3 herë në javë, do të fitoni më shumë energji pozitive sesa çdo teknikë tjetër e praktikës Yoga.

Ndërsa ushtrojmë forcë në ushtrimet që ushtrojmë dhe jemi jashtëzakonisht aktiv fizikisht, momenti i “Hammock” menjëherë vjen në kontroll me ushtrimet e tij duke të tundur dhe ndriçuar dritën e paqes dhe pozitivitetit në kohën e lëkundjeve. “Hammock” nuk është vetëm lëvizje e lëkundshme, sepse gjatë kohës që jemi në ,  “Hammock”,kemi ushtrime shumë të vështira, ku ndërsa bëjmë  streçime, duhet të ekuilibrojmë përqëndrimin në mënyrë që të mos rrëshqasim, pasi  zakonisht ushtrimet në “Hammock” bëhen me kokë poshtë.

Kjo teknikë ofron fokus dhe lehtësim, por gjithashtu krijon muskuj të bukur pasi ushtrimet e harmonizuara në “Hammock” rrjedhin më shumë nga “Ashtanga Yoga”.

Sot ndihem shumë e kënaqur me rezultatin e stërvitjes  time , kam pasur 3 orë trajnim intesiv, ku teknika , lëkundjet dhe relaksi ishin vet paqja.

Lëkundu edhe ti me “Hammock” dhe paqja , shëndeti mendor dhe lumturia do të jenë gjithmonë pranë teje? 

Dr.Riselda Sejdiu

 

 

- SPONSOR -Smiley face