Sot më shumë se 2 orë ushtrova “Hatha Yoga”… Ishte e magjishme! Pse ishte e magjishme? Sepse unë i dua teknikat që kanë forcë brenda tyre dhe atë forcë dua ta fitoj dhe t’ja dhuroj trupit dhe mendjes time. Sot trajnimi im ka qenë sërish i fokusuar pasi “Hatha” ta përcjell këtë dukuri…

- SPONSOR -Smiley face

Një klasë e yogas e përshkruar si “Hatha”, zakonisht do të përfshijë një grup pozicionesh fizike dhe teknikash frymëmarrjeje, të praktikuara më ngadalë dhe me më shumë qëndrime statike sesa praktikat e tjera që rrjedhin si psh;”Vinyasa”ose klasa “Ashtanga”.

 Sidoqoftë, fjalë për fjalë, Hatha do të thotë “forcë” dhe më tradicionalisht përcaktohet si “joga e forcës”, ose “mënyra e arritjes së një gjendje joga përmes forcës”.  

 Si të gjitha termat e yogas, “Hatha” vjen nga Sanskrishtja.  “Ha” do të thotë diell, dhe “tha” do të thotë hënë.

“Hatha”,fjalë për fjalë do të thotë Diell dhe Hënë.

 Midis diellit dhe hënës unë sot ndjeva një  ekuilibër si mendërisht ashtu edhe fizikisht për të korrur sukses në të gjitha përfitimet e një klase “Hatha”. Trupi  dhe mendja ime sot përjetuan një forcë magjike teksa i prekja lëvizjet e praktikës , “ Hatha Yoga”.

 Klasat “Hatha”përqëndrohen në mbajtjen e pozave për një periudhë më të gjatë kohore, pa një sekuencë rrjedhëse për t’i lidhur ato, kjo e bën të veçantë si teknikë sepse aty tregohet forca e muskujve.

 Kjo nuk do të thotë që është më lehtë sepse siç theksova edhe më lartë mbajtja e pozave për një periudhë të zgjatur kërkon forcë të madhe dhe përqendrim mendor. Nëse dëshironi ta masni forcën tuaj mendore se sa të fortë jeni ju sugjeroj ta provoni këtë teknikë. “Hatha” para se të mbaroj të jep mundësinë e frymëmarrjes deri në 5 minuta duke u  ushtruar me dy vrimat e hundës, duke marrë dhe nxjerrë frymë…

Janë pikërisht ushtrimet e frymëmarrjes ato që të përballin me forcën mendore dhe fizike. Ndërsa është zhvendosur shumë nga rrënjët e lashta, një praktikë e yogës Hatha të dhuron përfitime të jashtëzakonshme për të gjithë ju që e praktikoni./mulliri.al

 Dr.Riselda Sejdiu

- SPONSOR -Smiley face