“La Perle By Dragone”, ishte vetëm një nga ato orgazmat shpirtërore dhe mendore që dikush duhet të përjetojë një herë në jetë … Si artiste sot në këtë shfaqje u ndjeva shumë e vogël si në imagjinatë, në iluzione dhe në mendime … Kjo shfaqje sot  më bëri të kuptoj se arti është një filozofi empirike e mendjes, ku çdo mendim i gjykimit estetik dhe çdo imagjinatë rrëzohet dhe mbaron aty menjëherë … Për të qenë e sinqertë me veten time dhe me ju, unë sinqeisht nuk kam pasur kurrë  një ndjenjë emocioni ndaj vetes deri më sot  që ende nuk di si ta argumentoj … Shpesh herë në këtë shfaqe u ndjeva shumë e vogël kur mendoj se bëj art dhe pretendoj të jem artiste, shpesh herë nuk kam dashur të besoj se ishte realiteti ajo shfaqje që po  shikoja  aty ,shumë herë thjesht e shijoja këtë shfaqje si koreografe nëse do t’ja lejoja vetes sërish të quhem koreografe… Do ishte më mirë sikur ta shijoja si një njeri i thjesht. Nuk mund të besoja kurrë që arti do të më befasonte deri në këtë pikë, madje edhe kur ndjehesh sikur ke bërë diçka për të.  Kjo teori përpiqet të shpjegojë se si elementi i të menduarit tim në këtë ngjarje artistike arrin të jetë kaq egoist, pasi u përballa me një shfaqje të tillë … Ok dhe pas gjithë kësaj analize unë përpiqem të hedh poshtë atë që ndjeva deri tani, e lëre më  krahasimet dhe egoizmi. Unë them le ta lejojmë artin të na sfidojë estetikisht sa herë ti dojë qejfi… Nuk ka asgjë më të bukur sesa të ndjehesh e vogël para gjërave të mëdha, dhe nëse arti është i tillë le të më sfidojë… Theksoj, vetëm arti ,asnjë tjetër! #dubai #laperlebydragoneshow #artshow 

- SPONSOR -Smiley face

(dr.riselda sejdiu)

- SPONSOR -Smiley face