Stresi juaj  mund të zvarritet  në jetën tuaj dhe shpesh mund të jetë i vështirë për tu shkëputur nga ju në fazat e izolimit. Në fakt izolimi e ka këtë efekt, ai ju zbërthen se kush jeni  ju në të vërtetë dhe si e menaxhoni stresin tuaj që ju ka mbërthyer në situata të vështira. Për ta mposhtur dhe për ta lehtësuar të gjithë këtë, Yoga ka treguar se ka një efekt qetësues në trup dhe shumë poza kanë një efekt lehtësues të stresit. Pozat e ndryshme “Stress Relief Yoga”, domosdoshmërisht ulin gjendjen stresante dhe ju qetëson që ti shihni gjërat më qartë. Kjo lloj teknike  shtrëngon butësisht shpinën dhe këmbët, ndërsa zvogëlon dhimbjet e shpinës, lodhjen dhe stresin që ju ka mbërthyer. Zakonisht shumica e praktikantëve preferojnë që ta praktikojnë “Stress Relief Yoga” në dritën e hënës ,kjo i bën ata të ndihen më të kthjellët dhe më të fokusuar.

- SPONSOR -Smiley face

Kjo lloj praktike eliminon stresin dhe nervozizmin. Kjo lloj praktike përbëhet nga  13 poza joga lehtësuese si dhe përfitimet e tyre shëndetësore janë të menjëherëshme sidomos kur e praktikoni në errësirë. Provojeni dhe do të shikoni që gjendja juaj emocionale do të rrjedhi pa nervozizëm dhe stres, shkruan mulliri.al

- SPONSOR -Smiley face