Mësimi online vazhdon … Ne përpiqemi gjatë gjithë kohës të jemi të saktë me ato që u ofrojmë studentëve tanë.  Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme për momentin është që programet e përzgjedhjes nga hulumtimi ynë dhe metodologjitë e ndryshme të bazohen më shumë në thelb sesa në përgjithësi … Ne kemi nevojë për një komunikim virtual ku mbi të gjitha nënvizon angazhimin maksimal të secilit  studenti që përpiqet të realizojë ndonjë detyrë, edhe në një periudhë shumë të vështirë … Subjektet artistike në vetvete janë delikate për t’u realizuar në mënyrë virtuale sepse ato duhet të trajtohen me shumë kujdes psikologjikisht… Arti në vetvete është një emocion dhe në një periudhë të vështirë që kemi të dimë se si të përballemi  me emocionet, me pak fjalë unë mendoj se duhet të jemi më shumë tani për studentët tanë një psikolog sesa pedagog. Përtej asaj që ne po kalojmë një kohë të shkëlqyeshme me mësimin online edhe pse kjo metodë nuk ka të njëjtat ngjyra artistike ka komunikim dhe mirëkuptim artistik të cilin çdo ditë ne po përpiqemi ta realizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme! Deri më tani, unë kam ndarë me ju receta të ndryshme gatimi , në ditët në vijim do t’ju shpërndaj receta artistike, a e bën arti këtë periudhë më të mirë për ne apo jo? Mulliri.al

- SPONSOR -Smiley face